Flash News

KRYESORE

Publikimi i fotos dhe të dhënat sensitive të efektivit të vrarë Santiago Malko, nën hetim mbi 100 efektivë policie

Publikimi i fotos dhe të dhënat sensitive të efektivit të

Pas nxjerrjes së të dhënave nga sistemi TIMS të Santiago Malkos që mbeti viktimë e një atentati mafioz në Tiranë pak ditë më parë, kanë nisur verifikimet për më shumë se 100 punonjës policie. Hetimi ndaj tyre ka nisur pasi publikimi i fotos së Santiago Malkos në media, klasifikohet si një sekret hetimor. Kjo foto pretendohet të ketë dalë nga nga sistemi TIMS i policisë, pra nga punonjësit e Policisë të Shtetit. Gjithashtu mësohet se janë publikuar edhe të dhëna sensitive që kanë cënuar figurën e viktimës.

Sipas ligjit asnjë punonjës policie nuk mund të nxjerrë apo të kërkojë të dhëna nga sistemi TIMS nëse nuk është i ngarkuar drejtpërdrejtë me hetimin e një çështje të caktuar.

Santiago Malko, mbeti i vrarë pas një breshërie plumbash në mbrëmjen e 28 gushtit në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Malko, rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, që mund të kishte përfunduar edhe me vrasje, por u parandalua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.

Të fundit