Flash News

KRYESORE

Publikisht me Arbanën, por Eduarti tregon edhe për marrëdhënien që ka me Jonin

Publikisht me Arbanën, por Eduarti tregon edhe për

Dje, Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani e pranuan më në fund publikisht që janë bashkë. Edhe pse fansat e ndjekësit e tyre e kishin kuptuar tashmë marrëdhënien e tyre, mungonte konfirmimi prej të dyve deri mbrëmë kur Eduarti deklaroi publikisht se Arbana është muza e tij e frymëzimit.

E po ashtu nuk mungoi dhe një dedikim nga ana e Arbanës në profilin e saj në Instagram.

Ndërsa sot, i ftuar në "Ftesë në 5" me Bieta Sulon, Eduarti tregoi dhe për marrëdhënien me Jonin:

I pyetur rreth fotove të librit të gatimeve të Osmanit, Eduarti tregoi se është gati që këtë punë t’ia kalojë Jonit, djalit të Arbanës pasi vetë e ka shumë të vështirë ta përmbajë veten nga ushqimet. “Jam duke e përgatitur Jonin që edhe pak t’ia dorëzoj atij aparatin të merret me fotot e gatimeve të Arbanës se gatimet janë aq të shijshme sa unë nuk i rezistoj dot”, përfundoi Grishaj. Ndër të tjera regjisori i programit ‘Dua të të bëj të lumtur’ pohoi se ai e mbështet Osmanin në çdo hap, ashtu sikurse ajo atë.

Të fundit