Flash News

KRYESORE

Publikohen formacionet: Zvicra beson tek shqiptarët, Brazili vetëm për fitore ndaj Serbisë

Në orën 20:00 në Nizhni Novgorod Stadium, do të fillojë ndeshja e grupit E mes Zvicrës dhe Kosta Rikës. Ekipi i Vladimir Petkoviç ka 4 pikë dhe një fitore do t'i siguronte kalimin në 1/8, pa marrë parasysh rezultatin e sfidës tjetër mes Serbisë dhe Brazilit. Pjesë e ekipit helmet do të jenë edhe 4 lojtarët shqiptarë: Behrami, Xhaka, Xhemaili dhe Shaqiri.

Ndërkohë, në sfidën tjetër, Brazili do të kërkojë vetëm fitore ndjaj ekipi serb, i cili duket se vuan ende pasoja e humbjes ndaj Zvicrës, ku dy golat e fitores u shënuan nga dy shqiptarët: Granit Xhaka 54' dhe Xherdan Shaqiri 90'.

Në këtë takim të dy teknikët nuk se kanë bërë shumë ndryshime në formacion, duke i besuar kështu lojtarëve më në formë të momentit. Shiritin e kapitenit për Brazilin në sfidën e sotme do e mbajë mbrojtësi i Interit, Miranda.

Formacioni i ndeshjes Zvicër – Kosta Rika:

Zvicra: Somer, Lishtajner, Akanxhi, Embolo, Xhaka, Behrami, Rodrigez, Xhemaili, Gabranoviç, Shar, Shaqiri. Trajner: Vladimir Petkoviç.

Kosta Rika: Navas, Akosta, Gonzalez, Borges, Oviedo, Kolindres, Brajan, Kempbëll, Gamboa, Uaston Guzman. Trajner: Oskar Ramirez.

Formacioni i ndeshjes Serbi – Brazil:

Serbia: Stojkoviç, Rukavina, Veljkoviç, Milenkoviç, Kolarov, Matiç, Milinkoviç-Saviç, Tadiç, Kostiç, Ljajiç, Mitroviç.

Brazili: Alison. Miranda, Thiago Silva, Marselo, Fagner, Kasemiro, Pulionjo, Kutinj, Nejmar, Uilliam, Gabriel Zhezhus.

Të fundit