Flash News

KRYESORE

Publikohen foto të Shukri Xhelilit brenda ambienteve të burgut, pak ditë para lirimit

Pak ditë më parë Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka ndryshuar akuzën për Shukri Xhelilin, ish­-kryebashkiakun e Dibrës të përfshirë në një skandal seksual dhe ka zbutur masën e dënimit ndaj tij.

Sot BalkanWeb ka botuar një foto të shkrepur pak ditë më parë në ambientet e burgut të Durrësit.

SKANDALI

Ish­kreu i bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, u arrestua në 16 maj të vitit 2016, pas publikimit ne media të nje videopërgjimi. Në këto pamje ai shfaqej duke i kërkuar favores seksuale një vazjë në këmbim të punësimit të saj në një prej drejtorive vartëse të bashkisë Dibër. Videot ishin realizuar përmes telefonit celular të 20 vjeçares në tre ambiente të ndryshme, në zyrën e kryebashkiakut, në automjetin e tij, si edhe në dhomën e një hoteli në Tiranë.

 Me tej, prokuroria administroi dëshminë e 20 vjeccares, e cila tregoi me detaje se si i ishin kërkuar favore seksuale për të fituar vendin e punës. Gjatë konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i prokurorisë tha se i pandehuri Shukri Xhelili ka kërkuar një përfitim të parregullt, të natyres seksuale në këmbim të punësimit të shtetases Anisa A.

Sipas prokurorisë, i pandehuri ka zhvilluar biseda me të dëmtuarën dhe duke krijuar kushte që ta realizonte punë­ simin me pretmin që në vazhdim, kundrejt të njëjtit përfitim, si në momentin e punë­ simit do t’i siguronte një vend punë me pagë më të mirë.

Të fundit