Flash News

KRYESORE

Publikohen foto të viktimës, kush është 36-vjeçari që u ekzekutua mbrëmë në Vlorë

Publikohen foto të viktimës, kush është 36-vjeçari

Renato Omeri është 36 – vjeçari që u ekzekutua një natë më parë në zonën e Lungomares në Vlorë.

Viktima u qëllua me 6 plumba nga një person i maskuar ndërkohë që ndodhej i ulur në këtë lokal jashtë.

Pas ngjarjes policia përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se Omeri kishte ndryshuar identitet dhe përdorte disa emra, si Marjen Xhaferaj, alias Marjen Omeri, dhe rezulton me precedentë penalë.

Autoritetet në Vlorë kanë marrë në pyetje dëshmitarë që ndodheshin në lokalin ku ndodhi ngjarja. Deri më tani mësohet se nuk ka asnjë të ndaluar, si autor të dyshuar të vrasjes së 36 – vjeçarit. Dyshimet janë se krimi mund të ketë lidhje me një ngjarje të ndodhur 2 vjet më parë në afërsi të portit të Durrësit, ku mbeti i vrarë nipi i Omerit, megjithatë nuk përjashtohen as pistat e tjera që mund të kenë lidhje me konikte të kohëve të fundit apo me të shkuarën e viktimës.

 

 

 

Të fundit