All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Publikohen fotot e anëtarit të LSI që u dhunua sot, Xhixho denoncon dhe sulmon padashje militantët e saj

All - Paragraf - 1

Kandidatja e LSI për deputete, Erisa Xhixho ka publikuar fotot e anëtarit të dhunuar sot nga një militant i PS, që sipas kësaj partie, është me precedent kriminal.

All - Paragraf - 3

Xhixho shkruan se personi i dhunuar nga Agim Grembi është Orgest Grembi, maturant në fshatin Belin të Patosit, i cili u sulmua vetëm përse deklaroi se do të votonte për LSI-në më 25 qershor.

Duke i quajtur ‘Berishistë të rinj’, Xhixho u kujton socialistëve ndëshkimin që kanë marrë në 1994-ën në Libofshë për shkak të së njëjtës sjellje. Por Xhixho harron se në ’94-ën, LSI nuk ekzistonte dhe drejtuesit e saj ishin pjesë e PS, ndërkohë sot shumë nga ata socialistë që janë ndëshkuar për sjelljen e keqe janë militantë dhe anëtarë të partisë ku ajo bën pjesë.

Reagimi i Erisa Xhixhos:

Kjo nuk eshte Shqiperia qe duam. Ky eshte Orgest Grembi, maturant ne fshatin Belin, Patos i cili ka vendosur te votoje LSI, per nje drejtim te ri per Shqiperine. Por sot ai eshte dhunuar dhe goditur pikerisht nga nje anetar i Partise Socialiste, me precedent penal, pikerisht sepse ka pohuar se eshte nje votues i LSI-se. Kjo eshte nje ngjarje e rende dhe shprehje e panikut qe Rilindja ka, per shkak te rritjes se LSI dhe mbeshtetjes shume te madhe qe LSI sot gezon nga te rinjte shqiptar. Berishistet e rinj te PS kane harruar pergjigjen qe kane marre ne vitin 94 per te gjithe ata qe jane sjelle ne kete menyre, nga grate e Libofshes. Te njejten pergjigje do marrin ne 25 Qershor nga gjithe grate, vajzat dhe qytetaret e Qarkut Fierit.

I bej thirrje perfaqesuesve te PS-se dhe zonjes Antoneta Dhima qe drejton fushaten aty qe te distancohen dhe te denojne aktin e dhunes. LSI nuk ndalet dhe nuk stepet nga asgje dhe askush. Jemi force e pare. Jemi gati per nje drejtim te ri qeverises.

Të fundit