Flash News

KRYESORE

Publikohen fotot/ Këta janë 16 personat më të kërkuar nga Policia e Beratit; veprat për të cilat janë dënuar

Policia e Shtetit ka publikuar fotot e 16 personave më të kërkuar nga autoritetet e Beratit. Ata janë dënuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë vrasjen, vjedhjen, trafik droge dhe trafik prostitucioni.

“Këta janë 16 personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Beratit. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pjesë e listës është edhe një grua e quajtur Mirela Muhametllari, e dënuar me 10 vite burg për trafik lëndësh narkotike.

Personi më i vjetër në kërkim rezulton të jetë 73 vjeçari Musa Protoduari, i dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale të “krijim bande të armatosur” dhe “vrasje”.

 

Të fundit