Flash News

KRYESORE

Publikohen fotot/Ky është i arrestuari për vrasjen e Kasmit. Flet avokati: Klienti im e nxorri nga shtëpia viktimën

Policia e Tiranës ka arrestuar Marjo Meshinin, të akuzuar si bashkëpunëtor në  vrasjen e Devi Kasmit. Avokati i Meshinit, i pyetur nga News 24 u shpreh se arrestimi i klientit të tij është i padrejtë, pasi policia nuk ka asnjë provë qe e implikon atë.

Sipas avokatit, Kasmi ka dalë nga shtëpia atë natë pasi Meshini i bëri një mesazh në telefon. Por, sipas avokatit kjo nuk është provë që implikon klientin e tij në vrasjen e Kasmit, pasi sipas tij ata njiheshin prej kohësh e ishin miq, ndërsa vrasësin nuk e njeh. 

 “Deri tani nuk kanë asnjë provë kundër klientit tim. Në rast se provë do të jetë filmimi e ka të qartë fare. Autori ka ikur në krah tjetër, ky ka ikur në këmbë. Ky s’ka patur asnjë lloj lidhje. Sepse në vendngjarje ka patur edhe persona të tjerë sepse e  njëjta gjë ka ndidhur edhe për klientin tim”, u shpreh avokati.

Më tej avokati shtoi se Mario Meshini ka rrëfyer në polici marrëdhëniet që ka patur me Devi Kasmin. Më shton se ka shoqëruar klientin e tij kur ai u pyet si deklarues dhe shpjegimet i ka dhënë si deklarues.

Të fundit