Flash News

KRYESORE

Publikohen pamjet, si u vra grabitësi në Fier pas shkëmbimit të zjarrit me policinë

Publikohen pamjet, si u vra grabitësi në Fier pas shkëmbimit

Pak ditë më parë, një 20-vjeçar, Xhuljano Sollaku, u vra nga policia  gjatë tentativës së grabitjes së një banese në Fier. Së bashku me të mbeti i plagosur edhe një tjetër grabitës.

Report Tv ka publikuar pamjet në momentin ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve. Siç duket edhe nga pamjet, katër prej grabitësve hynë në banesë, ndërsa dy prej tyre kanë qëndruar jashtë banesës. 

Në momentin e mbërritjes së policisë, grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të patrullës. Efektivët i janë përgjigjur zjarrit, duke vrarë grabitësin 20-vjeçar nga Elbasani, Xhuljano Sollaku, ndërsa mbeti i plagosur grabitësi tjetër Arben Muça.

https://www.youtube.com/watch?v=jPLjkjcfdKM

Të fundit