Flash News

KRYESORE

Publikohen pamjet/Policia habitet nga çfarë gjen në vilën e ekzekutorëve të dyshuar të Devi Kasmit: Kishin pajisje si tonat; armë antitank dhe snajpera

Publikohen pamjet/Policia habitet nga çfarë gjen në vilën

Policia e Tiranës ka mbetur e habitur nga municioni i armëve që kanë gjetur në vilën e Aurel Hoxhallarit, i cili është shpallur në kërkim për shkak se dyshohet se është kreu i grupit të organizuar kriminal, i përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit. Policia ka gjetur në vilë edhe pajisje si ato që ajo përdor vetë.

Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

- 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit

- 4 armë automatikë

- 2 snajper

- 4 pushkë automatike

- 1 armë antitank me 2 predha

- 1 bombë me telekomandim në distancë

- sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol

- 4 radio marrëse

- 1 dron

- 110 kg kanabis

- 2 maska

EMRAT E TË ARRESTUARVE 

Të fundit