Flash News

KRYESORE

Publikohen pikët e jurisë, Elvana u votua maksimalisht nga anëtarët e huaj; por mori 2 pikë nga shqiptarja

Çmimi i madh i "Fest 58" i është dhënë Arilena Arës, e cila arriti të merrte 67 vota nga juria.  Ndërkohë me vetëm 3 pikë diferencë, Elvana Gjata u rëndit në vendin e dytë.

Kënga e Elvanës "Me tana" është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku i gjërë, e cila ne vetëm një javë ka arritur të ketë gati 4 milionë klikime, mirëpo kjo nuk arriti të bindte dy anëtarët e jurisë shqiptare që e votuan me më me pak pikë.

Zëri potent i Arilena Arës do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2020 në Roterdam me këngën "Shaj". Por kjo ka zhgënjyer shumë fansat e këtij kompeticioni që prisnin një këngë ritmike si ajo e Elvanës.

Tre anëtarët e huaj të jurisë, një ndër ta dhe ish-producent i disa viteve në Eurovizion, Christer Bjorkman, Dimitris Kontopoulos dhe Felix Bergsson, i kanë dhënë pikët maksimale Elvanës.

Ndërsa Mikaela Minga, një nga dy anëtarët shqiptare të jurisë, e ka vlerësuar këngën pretendente për në Eurovizion, me vetëm 2 pikë. Ndërsa Rita Petro i ka dhënë Elvanës vetëm 8 pikë.

Më poshtë keni listën e plotë të pikëve të jurisë.

Të fundit