Flash News

KRYESORE

Publikohen rezultatet e studimit, zbuloni kush janë qytetet më të zhurmshme dhe më të qetat në botë

Publikohen rezultatet e studimit, zbuloni kush janë qytetet më të

Disa shkencëtarë të  “Charité University Hospital” në Berlin, kanë kryer një studim në bashkëpunim me kompaninë gjermane “Mimi Hearing Technologies”, për të treguar lidhjen mes jetesës në qytete të zhurmshme dhe humbjes progresive të dëgjimit.

Projekti ka realizuar 200 mijë teste të dëgjimit në 50 qytete ndërkombëtare, duke grumbulluar të dhëna që janë kombinuar pastaj me ato të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë mbi ndotjen akustike.

Rezultati ka treguar se ndotja akustike është e pranishme në metropolet e mëdha dhe jo vetëm, që po arrin në nivele shumë shqetësuese për shëndetin tonë.

Më shqetësuese situata është në Guangzhou ose Canton, qyteti më i madh bregdetar në jug të Kinës, ndërsa më “i heshturi” është Zyrihu në Zvicër.

Qytetet me nivelin më të lartë të ndotjes akustike, përqendrohen në kontinentin aziatik, por spikasin edhe tri kryeqytete evropiane dhe një amerikanolatine.

Ndërsa qytetet më të qeta  dhe të jetueshme, gjenden kryesisht në Evropë, me katër qendra të mëdha urbane në Gjermani.

Të fundit