Flash News

KRYESORE

Publikohen shifrat/ Rreth 90 mijë nxënës më pak në shkollat e Shqipërisë

Janë gati 90 mijë nxënës më pak të regjistruar në shkollat e Shqipërisë përgjatë periudhës 2013-2017. Këto shifra janë publikuar nga kryedemokrati Lulzim Basha në tryezën e organizuar sot për arsimin, ku të pranishëm janë personalitete nga bota universitare.

Kësaj shifre për shkollat 9 vjeçare dhe të mesme, i shtohen edhe 44 mijë studentë më pak të regjistruar në katër vitet e fundit në universitete.

Basha theksoi se ulja e numrit të nxënësve dhe studentëve në shkolla vjen si pasojë e emigrimit të lartë. Këtë e konfirmon edhe ulja e shitjes së teksteve shkollore me rreth 100 mijë.

Një tjetër tabelë tregoi se financimi i arsimit nga Qeveria e Edi Ramës ka qenë në rënie të vazhdueshme që prej vitit 2013-të. Nga 4.24% e PBB-së që shkonte për arsimin katër vite më parë, Qeveria ka planifikuar që deri në 2021-in, kjo shifër të zbresë në 3.05%.

Të fundit