Flash News

KRYESORE

Publikohen telefonatat e emergjencës kur po rrëzohej helikopteri i Kobe Bryant

Janë publikuar telefonatat që janë bërë drejt numrit të emergjencës 911 ditën e rrëzimit të helikopterit të Kobe Bryant në Calabasas. Transkriptet audio zbulojnë sesi banorët e lagjes telefonuan për të raportuar se një helikopter u zhduk nga qielli dhe përfundoi në tokë me një shpërthim të frikshëm. “Dëgjova një helikopter”, tha një burrë sipas audios së marrë nga ABC 15 Arizona. “Ne nuk mund ta shihnim atë dhe vetëm dëgjuam një bum dhe një tingull përplasjeje. Mund t’i shoh flakët”. Një burrë tjetër që ishte dëshmitar i helikopterit që po zhdukej nga qielli, tha:

“Unë vetëm dëgjova një helikopter që kaloi mbi mua. Ai shkoi mbi kokën time dhe pastaj dëgjova një bum dhe menjëherë u ndal”.

Të fundit