Flash News

KRYESORE

Publikohet agjenda e vizitës së Vuçiç në Kosovë, ministri serb paralajmëron Prishtinën: Nëse ndodh diçka, do përgjigjemi

Publikohet agjenda e vizitës së Vuçiç në

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ka paralajmëruar se do dinë të përgjigjen nëse në Kosovë krijohet ndonjë situatë e pakëndshme gjatë vizitës së presidentit Aleksandar Vuçiç.

Duke pretenduar se kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërcënuar me arrestimin e Vuçiç, Stefanoviç ka deklaruar: “I kemi kuptuar kërcënimet që Kadri Veseli ia ka drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe, nëse vetëm diçka i ndodh në Kosovë, e dimë se si do të përgjigjemi.”

Më tej, ministri i Brendshëm serb ka thënë: “I kërkoj Kadri Veselit, jo se i frikësohem, por për shkak të paqes dhe stabilitetit në Ballkan, që mos të ndërmarrë asgjë kundër presidentit serb.”

Agjenda e vizitës së Vuçiç në Kosovë:

Vuçiç do të vijë në Kosovë në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok.

Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë.

Në ora 15:40 në Leshak.

Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak.

Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviq.

Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.

Ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiç, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.

Të fundit