Flash News

KRYESORE

Publikohet audio / Juncker pranon në telefonatën me “kryeministrin” e Armenisë: Putin është miku im; duhet të takohesh me të

Publikohet audio / Juncker pranon në telefonatën me

‘Euronews’ ka publikuar audion e një bisede telefonike që presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka zhvilluar me dy gazetarët rusë, Alexey Stolyarov dhe Vladimir Kuznetso. Në bisedën e realizuar në muajin maj, Stolyarov iu prezantua Juncker si të ishte kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, i sapo zgjedhur në këtë detyrë, dhe drejtuesi i BE-së e besoi.

Pjesë më e interesante e bisedës është momenti kur Juncker pranon se ka miqësi personale me Vladimir Putin, president i Rusisë.

“Ne nuk po ju kërkojmë që të thyeni marrëdhëniet tuaja me Rusinë. Është e rëndësishme që t’i të zhvillosh një takim me Vladimir Putinin, mendoj në 14 maj. Kjo është gjë e mirë. Ai është miku im dhe mund të flasë me të çdoherë kur është nevojshme”, thotë Juncker gjatë bisedës me personin që shtirej si kryeministri armen.

Kjo deklaratë e Juncker publikohet në të njëjtën ditë kur Bashkimi Europian ka rikonfirmuar sanksionet ndaj Rusisë sa i përket aneksimit të Krimesë.

Dy gazetarët rusë realizuan të njëjtin mashtrim edhe me ish-Sekretarin e Jashtëm të Britanisë, Boris Johnson.

Të fundit