Flash News

KRYESORE

Publikohet dokument/ U deshën dy dekada për të shkatërruar Teatrin Kombëtar dhe për t’i hapur rrugën kullave

Ashtu si dy dekada më parë kur mbante postin e ministrit të Kulturës, Edi Rama, sot kryeministër, është vënë përballë aktorëve të cilët kundërshtojnë planin e tij të vjetër për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Argumenti i Ramës dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është se godina e teatrit është tërësisht jashtë funksionit dhe nuk mund t’i nënshtrohet as rikonstruksionit, pasi do të kushtonte më shumë se po të ndërtohej i ri.

Por për të ardhur në këto kushte ku gjendet sot godina, përgjegjësia nuk mund të jetë e askujt tjetër përveçse e kryeministri Rama.

Regjisori Kastriot Çipi ka publikuar një dokument të vitit 1999 ku ishte parashikuar rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar. Dy dekada më parë, kësaj godine i mjaftonin 1.4 miliard lekë ose rreth 1.3 milion dollarë, për t’u ngritur në nivelin që i takon.

Një grup arkitektësh dhe inxhinierësh kanë bërë në atë periudhë të gjithë përbledhjen e ndërhyrjes dhe shumës që nevojitej për të rregulluar godinën e teatrit. Shifra prej 1.3 milion dollarë është shumë herë më e vogël nga sa kërkon sot rikonstruksioni i teatrit apo ndërtimi nga fillimi i tij.

Por mesa duket, ish-ministri i Kulturës, Edi Rama, nuk e marrë parasysh këtë propozim të arkitektëve pasi planet e tij kanë qenë të tjera. Në 20 vite, Rama ka qenë dy vite ministër i Kulturës, 11 vite kryebashkiak i Tiranës dhe pesë vite kryeministër i Shqipërisë, por asnjëherë nuk foli për nevojën e rikonstruksionit të teatrit por vetëm për shembjen e tij, pasi siç po shohim edhe sot, mbrapa këtij institucioni qëndrojnë prej dy dekadash në letër disa kulla të larta, për të cilat kryeministri duket më i bindur se kurrë për t’i bërë realitet.

Të fundit