Flash News

KRYESORE

Publikohet dokumentari i katërt mbi sulmin në Manchester, Ariana Grande letër fansave

Publikohet dokumentari i katërt mbi sulmin në Manchester, Ariana

Këngëtarja me famë botërore, Ariana Grande, ka folur hapur me fansat në lidhje me aktin terrorist që ndodhi gjatë një koncerti të saj vitin e kaluar, rrëfim i cili tashmë është regjistruar në katër dokumentarë.

Në dokumentarin e fundit të ngarkuar në 'Youtube',  Ariana shfaqet me një letër që ka shkruar për të gjithë fansat që janë prekur nga ngjarja tragjike në Manchester.

Veç të tjerash ajo thekson se muzika për të është gjëja më e sigurt dhe është gjëja e fundit që mund të vrasë një njeri.

“Kur një gjë kaq e kundërt dhe helmuese zë vend në botën tënde që supozohet të jetë gjithçka, është shokuese dhe të copëton shpirtin në një mënyrë që vështirë se mund të shërohesh plotësisht”, ka shkruar Ariana.

Ariana Grande për fat të mirë nuk u dëmtua fizikisht nga shpërthimi i bombës në stadium teksa ajo po performonte, por  siç duket ajo akoma vazhdon ta përjetojë keq atë moment dhe vuan nga stresi post-traumatik.

Të fundit