All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Publikohet dokumenti: “Saimir Tahiri-Tiranë; Artan Habilaj-Vlorë”. Ish-ministri dhe anëtari i bandës përdornin të njëjtin automjetet në 2015-2016

All - Paragraf - 1

Ndonëse ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pretendon se nuk ka patur asnjë lidhje midis tij dhe familjes Habilaj pas shitjes së makinës në vitin 2014, ky dokument tregon të kundërtën. Sipas certifikatës ndërkombëtare të sigurimit motorik, automjeti i llojit ‘Audi’, me targë ‘AA003GB’, ka patur dy përdorues në 2015-2016, Saimir Tahirin banues në Tiranë dhe Artan Habilajn banues në Vlorë.

All - Paragraf - 3

Ky dokument u publikua nga deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili e ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe që sipas tij, tregon marrëdhënien midis ish-ministrit dhe bandës Habilaj përtej vitit 2014, për të cilin u fol në Këshillin e Mandateve kur kërkohej arrestimi i Tahirit.

Ndërkohë, Politiko.al, në vijim të bisedave audio të publikuara më datë 3 janar, do të vazhdojë sonte dhe nesër në ora 19.00 me materiale të tjera që hedhin dritë mbi mekanizmat e shumtë të lidhjeve të ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri me trakun e drogës. Gjatë bisedës të regjistruar në makinën e Habilajve gjatë një udhëtimi në Itali, ata flasin edhe për një ‘person misterioz’ dhe shumë të fuqishëm. “Kur të llojë ai nuk do punojë më asnjë mi’, thuhet në bisedë.

A ka patur më të fuqishëm se Tahiri në ‘kujdestarinë’ e trakut të drogës? Bisedat mes Habilajve për një person ‘misterioz’ që nuk do linte asnjë ‘mi të punonte’

Të fundit