Flash News

KRYESORE

Publikohet formacioni i Shqipërisë, këta janë lojtarët që do zbresin pas pak në fushë kundër Lihtenshtejnit

Publikohet formacioni i Shqipërisë, këta janë lojtarët

Kur kanë mbetur edhe pak minuta nga fillimi i ndeshjes Shqipëri-Lihtenshtejn, e vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Botëror, është publikuar formacioni i kuq e zinjve.

Trajneri Christian Panucci ka preferuar të përdorë në ndeshjen e tij të parë një skemë të ngjashme me atë të paraardhësit të tij, italianit tjetër Gianni De Biasi.

Berisha mbetet në portë dhe surpriza nuk ka as në mbrojtje me Hysajn, Mavrajn, Ajetin dhe Agollin. Në mesfushë luajnë Grezda, Abrashi, Basha, Memushaj dhe Roshi, ndërsa Llullaku është i vetëm në sulm.

Ndeshja Shqipëri-Lihtenshejn luhet në orën 18:00 në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Të fundit