Flash News

KRYESORE

Publikohet formulari i vetëdeklarimit, deputetit të PDIU nuk i kujtohet vendlindja dhe ditëlindja

Deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Bujar Muça i cili fitoi mandatin në qarkun e Elbasanit, njihet si një biznesmen i sukseshëm. Por, siç duket kur vjen puna tek të dhënat personale nuk i kujtohen.

Përmes formularit të vetëdeklarimit Muça shihet se ka shkruar ditëlindjen e tij dhe në kllapa ka shtuar (me sa më kujtohet).

Po ashtu deputeti në formularin e vetëdeklarimit shkruan se nuk mban mend vendlindjen. Nuk dihet nëse vërtetë Muçës nuk i kujtohen të dhënat e tij, por vetëdeklarimi i tij lë vend për dyshime.

Të fundit