Flash News

KRYESORE

Publikohet foto e aksidentit, Eduart Ndocaj i shtrirë në autostradë pret ndihmën e mjekëve

Publikohet foto e aksidentit, Eduart Ndocaj i shtrirë në

Është publikuar një tjetër foto që tregon për aksidentin e rëndë ku u përfshi pak ditë më parë deputeti ende në detyrë i Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj.

Ndocaj u aksidentua teksa udhëtonte me makinë në autostradën e Parmës, në Itali, dhe kjo foto është realizuar pak minuta pas përplasjes.

Deputeti shihet i shtrirë dhe i mbështetur te blloqet e betonit që ndajnë autostradën, dhe pranë i qëndrojnë dy persona. Ndocaj ka pritur mbërritjen e ambulancës dhe pas trajtimit mjekësor gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe paraqitet e mirë.

Të fundit