Flash News

KRYESORE

Publikohet foto nga brenda Gjykatës, prokurorët në pritje të vendimit për Saimir Tahirin

Publikohet foto nga brenda Gjykatës, prokurorët në pritje të

Kanë kaluar më shumë se 3 orë nga vendimi që Gjykata e Krimeve të Rënda pritej të merrte për ish ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, por gjyqtarët akoma nuk kanë dalë në një vendim përfundimtar.

Top Channel ka siguruar një foto nga brenda ambienteve të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku shihen prokurorët e çështjes që, ashtu si pala e akuzuar, ndodhen në pritje të vendimit.

Prokuroria një seancë më herët ka kërkuar dënimin me 12 vite burgim për ish-ministrin e Brendshëm dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse ky dënim do të mbetet në fuqi nga gjykata ai do të vuajë 8 vite dënim. Po njësoj edhe për Jaeld Çelën. Ndërkohë që të dy kanë këmbëngulur për pafajësinë e tyre.

Të fundit