Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Publikohet harta, ku veprojnë familjet dhe organizatat kriminale në Shqipëri
Gjatë dekadës së fundit, krimi i organizuar në Shqipëri është sofistikuar përmes forcimit të lidhjeve me politikën dhe me institucionet ligjzbatuese. Paralelisht me këtë evoluim, studiuesit kanë gjetur se është aplikuar zbutje e dënimeve penale për krime si trafiku i narkotikëve dhe organizatat kriminale në të tre shkallët e gjyqësorit.
Këto janë gjetjet kryesore të dy studimeve të mbështetura nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, të cilat u prezantuan për mediat të premten gjatë një konference në Tiranë nga bashkëautori Fabian Zhilla, studiues i krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Studiuesi Zhilla prezantoi studimin mbi “Evoluimin e strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri” dhe po ashtu atë mbi “Drejtësinë penale në Shqipëri”, të cilët i ka realizuar në bashkëpunim me Besfort Lamallarin, tani zv-ministër i Brendshëm dhe Nita Shalën, avokate dhe kriminologe.
Autorët theksuan se gjetjet e studimit të parë mbështeten në “84 intervista me gjyqtarë dhe prokurorë të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe rretheve gjyqësore, avokatë penalistë, ekspertë të policisë, gazetarë investigativë dhe përfaqësues të shoqërisë civile”. Ndërkohë që në studimin mbi drejtësinë penale, ata i janë referuar shqyrtimit të 225 vendimeve të dy shkallëve të gjyqësorit për krimet e rënda dhe Gjykatës së Lartë.
Sipas studimeve, organizatat kriminale në Shqipëri vijojnë të jenë kryesisht grupime fisnore, të cilat përdorin biznesin si fasadë. Megjithatë, në rajone të ndryshme të vendit, rivaliteti mes bandave të armatosura ndonëse ka patur si motiv kryesor kontrollin e territorit, “ka shfaqur shpesh ngjyrime të anshme politike”.
Drejtori ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Andi Dobrushi, tha gjatë prezantimit se qëllimi i këtyre studimeve nuk ishin vetëm gjetjet, por edhe prezantimi i një sërë rekomandimesh që do të ndihmonin në luftën kundër krimit të organizuar.
Disa nga rekomandimet janë ashpërsimi i kodit penal në hetimin e “çdo forme shoqërimi të llojit mafioz”, ngritje të strukturave të posaçme antimafia dhe krijimi i një databaze deri edhe te lidhjet fisnore të organizatave kriminale, për të mos lejuar infiltrimin e tyre në strukturat ligjzbatuese.
Forcimi i lidhjeve me politikën
Studimi që analizon evoluimin e krimit të organizuar në Shqipëri është bazuar mbi dosje konkrete gjyqësore dhe shpjegon se si strukturat primitive dhe të dhunshme të fillimeve të viteve ‘90 e deri në vitet 2004-2005, u kthyen në organizata të komplikuara, të cilat investojnë në biznese të ligjshme, në pastrimin e parave dhe po ashtu në promovimin e njerëzve pranë tyre në politikë.
Sipas Zhillës, lidhjet e politikës me organizatat kriminale janë bërë gjithmonë e më të forta, ndërsa vetë organizatat kriminale gjenden në “një limbo” mes aktiviteteve të paligjshme që i kanë pasuruar dhe atyre të ligjshme, përmes të cilave qarkullojnë paratë.
Duke iu referuar disa rasteve konkrete, Zhilla tha se përpos dekriminalizimit, një proces që zbuloi se të zgjedhur në Kuvend dhe në qeverisjen vendore ishin të dënuar për përfshirje në krim të organizuar, tashmë jemi në fazën kur fëmijët apo të afërm të personave të implikuar janë përfshirë në politikë apo edhe në sistemin e drejtësisë.
“Ata kishin paratë dhe lidhjet, investuan në edukimin e fëmijvë jashtë vendit dhe po ashtu kanë investuar në vendosjen e tyre në poste kyçe, në polici apo në administratat lokale,” tha Zhilla, duke shpjeguar se kjo nuk ishte përfshirë në studim, por dilte si rezultat i punës kërkimore.
Ndërkohë, ndër gjetjet interesante të studimit për evolimin e krimit të organizuar ishte ndërtimi i një harte të organizatave kriminale që veprojnë aktualisht në vend, që sipas studiuesve janë të fokusuara në qytete port si Vlora apo Durrësi, në Fier, në Shkodër dhe në aksin Tiranë-Elbasan.
Studiuesit po ashtu janë përpjekur të evidentojnë lidhjet politike të grupeve të caktuara. Ndërsa lokalisht ndarjet politike janë të theksuara, në Tiranë dhe Durrës grupet kriminale i ofronin shërbim ofertuesit më të mirë politik.
Zhilla tha se megjithëse bëhej fjalë për një studim, disa prej personave të intervistuar dhe ekspertë që kanë dhënë ekspertizë për studimin e kanë bërë këtë në mënyrë anonime për shkak të frikës prej grupeve të ndryshme. Ai përshkroi një situatë të rënduar, ndërsa theksoi se “nga kapja e shtetit, organizatat kriminale kanë kaluar te kapja e shoqërisë”.
Duke shpjeguar këtë, ai shtoi se një pjesë e këtyre grupeve kriminale kishin tashmë aktivitet nga sporti deri në sipërmarrje me shumë të punësuar në vend.
“Zbutja” e drejtësisë
Sa i përket studimit mbi “Drejtësinë Penale”, studiuesit gjetën se vendimet për grupet kriminale kishin ardhur në zbutje, ndërsa përdorimi i gjykimit të shkurtuar linte pak hapësirë për shqyrtim të imtësishëm të dosjeve. Po ashtu, ndër gjetjet theksohet se ndryshimi i shpeshtë dhe i pastudiuar i Kodit Penal dhe atij të Procedurës ka sjellë probleme në punën e gjyqësorit.
Studimi po ashtu vëren se Gjykata e Krimeve të Rënda në shkallën e parë është gjithmonë më e ashpër në dënime se kolegët në Apel apo edhe në Gjykatën e Lartë.
“Nga ana tjetër, shikohet se gjykatat e krimeve të rënda të nivelit të parë kanë një qasje më të zgjeruar përsa i përket interpretimit të neneve përkatëse që lidhen me format e veçanta të bashkëpunimit të kryerjes së veprave penale. Ndërkohë që Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë e interpretojnë ligjin ngushtësisht duke e bërë më të vështirë të provuarit e veçorive specifike të formave të ndryshme të bashkëpunimit të veçantë të trafikut të narkotikëve dhe krimeve të tjera të rënda, sidomos në rastin e organizatës kriminale,” thuhet në studim.
Po ashtu theksohet se shpesh gjykatat, edhe pse kjo nuk kërkohet nga ligji, i japin shumë rëndësi strukturës organizative “për të bërë dallimin midis bashkëpunimit të veçantë kundrejt atij të thjeshtë”, duke bërë që dënimet të jenë më të ulëta.
Statistikat e përpunuara nga studiuesit në këtë rast tregojnë se ka një trend të zbutjes së dënimeve, i cili përfshin prokurorinë dhe më tej gjykatat e tre niveleve. Sipas statistikave, në vitet e para pas krijimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë pranë saj dënimet e kërkuara nga prokuroria ishin të ashpra dhe vendimet zbuteshin në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, vitet e fundit kërkesat e akuzës për dënime janë gati po aq të ulëta sa dënimet që jep gjyqësori. (Vladimir Karaj, BIRN)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38