Flash News

KRYESORE

Publikohet letra e rallë në shqip e Nënë Terezës: Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni

Për herë të parë, janë bërë publike tri letra origjinale të shenjtës Tereza me fragmente në shqip, dhe një fotografi e rrallë gjatë vizitës në Shkodër.

Letrat janë publikuar në Qendrën për Hapje edhe Dialog në ekspozitën në nderim të katërvjetorit të shenjtërimit të Shenjtës Terezë (5 shtator 2016), ku u ekspozua një prej dorëshkrimeve origjinale të saj me pasazhe në shqip.

Letrat që i përkasin gushtit 1989, tetorit 1989 dhe janarit 1990, i drejtoheshin Ramiz Alisë, në cilësinë e Presidentit të Republikës, me qëllim lejimin e ardhjes së saj në Shqipëri e më pas, të çeljes së misionit të saj edhe në vendin tonë.

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni”, shkruan Nënë Tereza në letrën për autoritetet shqiptare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Letra e saj, e tetorit ’89-të, ka qenë e papërpunuar në Arkivin Qendror të Shtetit, si pjesë e fondit të papërpunuar të Ramiz Alisë dhe përpunimi i gjithë ish Arkivit Qendror të asaj kohe, ishte një prioritet që përfundoi si një prioritet i realizuar vetëm këtë vit.

Dy letrat e tjera, të janarit ’90-të dhe ajo më parë, e gushtit ’89-të njihen gjerësisht.

Të fundit