Flash News

KRYESORE

Publikohet letra në Departamentin Amerikan, për të cilën Rama pretendohet se shkarkoi Petrit Vasilin si ministër

Më 15 shkurt të 2017-ës, ish-ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili i ka dërguar një letër Ndihmës Sekretarit te Shtetit, William Brownfield, në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Në letër, Vasili i ka kërkuar Brownfield-it mbështetjen dhe angazhimin e drejtpërdrejtë përngritjen dhe asistencën ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK-ut.

“Një partneritet i përbashkët amerikano-shqiptar për të çrrënjosur rrjetet kriminale të paligjshme që paraqesin rrezik sigurie në vend, rajonal dhe ndërkombëtar, do të rriste sukseset e reformave të Shqipërisë jo vetëm në çështjet gjyqësore, por në të njëjtën mënyrë do të përmirësonte dhe luftonte kundër korrupsionit, narkotikëve, terrorizmit ose radikalizimit, dhe promovon 1) bashkëpunimin e brendshëm dhe ndër-rajonal në nivelet më të larta dhe 2) ndërtimin e marrëdhënieve dhe kapaciteteve midis zyrtarëve të zbatimit të ligjit në karrierë në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, që deklaroi dje në emisionin ‘Tempora’ në Ora News, se kjo letër ishte një nga arsyet përse kryeministri Edi Rama e shkakroi Vasilin nga posti i ministrit të Drejtësisë.

Të fundit