Flash News

KRYESORE

Publikohet “lista e zezë” me 328 ndërtues që nuk do u jepet më leje; ALUIZNI: Të legalizojnë fillimisht pallatet që kanë ndërtuar

Publikohet “lista e zezë” me 328 ndërtues që nuk do u

ALUIZNI ka publikuar një listë të gjatë me 328 subjekte që nuk kanë legalizuar pallatet që kanë ndërtuar dhe që kane ende probleme me dokumentacionin.

Kreu i këtij institucioni, Artan Lame ka deklaruar se janë të shumta subjektet që vazhdojnë të luajnë si macja me miun, duke e sjellë vërdallë këtë institucion dhe qindra qytetarë. Ai theksoi se do t’i përcjellë bashkive listat e këtyre subjekteve, duke ju kërkuar që këto shoqëri apo këta persona, të mos pajisen me leje të reja ndërtimi, pa shlyer detyrimet dhe pa mbyllur procesin e legalizimit për objektet tashmë të ndërtuara prej tyre.

Lista e Zezë e subjekteve, do ti dërgohet: Bashkive; Drejtorisë së Tatimeve; AZHT-së (Agjensia e Zhvillimit të Territorit); Shoqatës Ndërtuesve.

Sipas Lames, bllokimi i këtyre subjekteve do të ndihmonte që të mos lejohet që këta persona të bënin sërisht dëm, duke marrë leje të reja ndërtimi, pasi miu po kaloi një herë nën mustaqe e bën udhë.

KLIKO PËR TË PARË LISTËN

Të fundit