Flash News

KRYESORE

Publikohet një tjetër sondazh/ PD dy mandate më shumë në Elbasan, por humb një në Berat

Deri më 25 qershor do shihni shumë sondazhe që do publikohen nga televizione dhe agjenci të ndryshme dhe rasti i fundit është ai i Albanian Platform for Policy Advocacy.

APPA ka realizuar një sondazh telefonik në datat 28, 29, 30 dhe 31 maj me qytetarë të qarkut Elbasan dhe atij Berat. Sondazhi është fokusuar tek sjellja votuese lidhur me 25 qershorin. Në qarkun Elbasan janë anketuar 1 450 Persona ndërsa në Berat 860 persona. Qytetarëve u është bërë vetëm një pyetje direkte, “ Duke u bazuar tek listat e reja të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 qershorit, për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?”

Sipas këtij sondazhi, Elbasani do të ndahet në mënyrë të barabartë mes PS dhe PD, ndërsa LSI me PDIU do nxjerrin nga një deputet.

PS dhe PD parashikohet të marrin 6 mandate dhe janë demokratët ata që kanë rritjen më të madhe që prej 2013-ës. Katër vite më parë PD nuk arriti më shumë se katër deputet, ndërsa PD në gjashtë.

Sa i përket Beratit, demokratat rrezikojnë të humbasin edhe mandatin e dytë, kjo edhe për faktin se ky qark nga 8 deputetë që nxorri në 2013-ën, këto zgjedhje është vendosur që të mos ketë më shumë se 7.

Sipas sondazhit të APPA, PD merr 1 mandat në Berat, LSI 2 dhe PS 4.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kampionimi

5% Votues për herë të parë

20% Votues nen 30 vjeç

50% Femra

70% Votues në zona urbane

Elbasan – 1450 / 420 000 Banorë

Berat – 860 / 225 000 Banorë

Marzhi i gabimit – 2,5%

Të fundit