Flash News

KRYESORE

Publikohet transkripti i bisedës telefonike Trump-Turnbull: Qenke më i keq se unë… Merkel u pendua për refugjatët

Publikohet transkripti i bisedës telefonike Trump-Turnbull: Qenke më i

Washington Post ka publikuar transkriptin e plotë të bisedës telefonike që Donald Trump zhvilloi një javë pas marrjes së detyrës, me kryeministrin e Australisë, Malcolm Turnbull.

Temë kryesore e bisedës ishte marrëveshja e nënshkruar nga Barack Obama për pranimin e 2000 refugjatëve nga Australia, të cilën Trump e kundërshtoi.

Publikimi i bisedës ka zbuluar edhe disa të dhëna interesante si fakti që kancelarja gjermane, Angela Merkel është penduar për pranimin e refugjatëve.

Pjesë nga biseda:

Trump: Pse nuk i keni lënë të lirë? Pse nuk i lejoni të bëhen pjesë e shoqërisë tuaj?

Turnbull: Në rregull, po ta shpjegoj përse. Nuk është sepse ata janë njerëz të këqinj. Por sepse në vend që të ndalojmë kontrabandistët e njerëzve, ne i privojmë ata nga produkti. Ne kemi thënë se nëse përpiqeni të vini në Australi nëpërmjet varkave, edhe nëse mendon se je njeriu më i mirë në botë, edhe nëse je gjeni dhe fitues i çmimit Nobel, nuk do të pranojmë. Sepse problemi me njerëzit…

Trump: Kjo është ide e mirë. Duhet të veprojmë edhe ne kështu. Je më i keq se unë.

Turnbull: Kjo është eksperienca jonë.

Trump: Sepse ju nuk dëshironi të shkatërroni vendin tuaj. Shiko çfarë ka ndodhur në Gjermani. Shiko çfarë po ndodh në ato vende. Këta njerëz janë të çmendur përderisa e lejuan të ndodhte. Fola me Merkelin sot, dhe më beso, ajo donte të mos e kishte bërë këtë. Gjermania është në rrëmujë prej asaj çka ndodhi.

Turnbull: Jam dakort me ty, lejoi një milion sirian të hynin në vendin e tyre. Ishte një nga faktorët e mëdhenj të votës për Brexit, sinqerisht.

Trump: Mund të jenë dy milionë njerëz që do shkojnë në Gjermani. Dy milionë njerëz. Mund ta besosh? Nuk do të jetë më kurrë njësoj.

Të fundit