Flash News

KRYESORE

Publikohet video e goditjes së zv/drejtorit të Elbasanit, policia e la autorin të largohej

Publikohet video e goditjes së zv/drejtorit të Elbasanit, policia e la

Ky është momenti i goditjes së makinës së zëvendësdrejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi nga një makinë e blinduar e tipit “Audi” me datë 18 shtator.

Video është publikuar në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, ku vihet re mjaft qartë momenti kur një makinë po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe një makinë e Patrullës së Policisë, një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e zëvendësdrejtorit.

Më pas mjeti që goditi makinën e Policisë u fut në Tregun Ushqimor.

Ngjarja ka nisur në rrugën “Dyli Haxhire”, ku efektivët e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin mjet luksoz me një vlerë rreth 100 000 euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.

Nga video shihet qartë se si policia nuk ka reaguar ndaj personit që i goditi me makinë, por e kanë lënë të largohet autorin.

 

Të fundit