Flash News

KRYESORE

Publikohet video/ Rruga që ndoqi Marjo Meshini pas vrasjes së Devi Kasmit, Artan Hoxha: Kishte një tjetër takim

Publikohet video/ Rruga që ndoqi Marjo Meshini pas vrasjes së Devi

Mbrëmjen e sotme News 24 ka publikuar videon e rrugës që ka ndjekur Marjo Meshini, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit, pasi kanë qëlluar këtë të fundit.

Videoja është nxjerrë nga kamerat e sigurisë së një biznesi disa metra larg vendit ku mbeti i vrarë 42-vjeçari dhe tregon Mario Meshinin duke ecur me motor dhe pa skafandër në kokë.

Hoxha, në studion e emisionit “Kjo Javë” në Neës 24 ka rrëfyer se Meshini ka shkuar në banesë dhe ka përdorur motorin e tij.

Teksa hedh poshtë zërat që ai mund të jetë bashkëpunëtor, Hoxha shprehet se, “Nga pamjet shikojmë që është larguar me motorin e vetë, pa skafandër. Lëvizja ka qenë nga vendi i ngjarjes në banesën e tij. Pra, për 4 minuta nga vendi i ngjarjes ka shkuar në banesë. Takimi është lënë se Mario Meshini e ka telefonuar. Devi Kasmi ka ardhur me një Golf në vendngjarje. Njiheshin prej 7 muajsh, janë lidhur më shumë në palestër. Njerëz që e kanë njohur të thonë se ai s’të linte kurrë vend të saktë takimi dhe iu besonte pak njerëzve”.

Më tej ai shton, “Kur Dëfrimi ka ardhur aty, Mario Meshini ka qenë me motor të fikur duke e pritur dhe duke luajtur me celular. Kjo tregon se nuk është ky personi që ka bashkëpunuar”,- tha Hoxha.

Dyshimet u ngritën mbi Meshinin edhe për faktin se zgjodhi të darkonte mbrëmjen e vrasjes, por, Hoxha thotë se kishte një arsye të fortë, ditëlindjen e së dashurës. Pra, Meshini kishte lënë një takim më herët me të dashurën.

Të fundit