Flash News

KRYESORE

Publikohet video/ Si dhunohet avokati Ilia Ilia nga dy persona: Më sulmuan njerëzit e prokurorit

Publikohet video/ Si dhunohet avokati Ilia Ilia nga dy persona: Më sulmuan

Ditën e djeshme avokati i Durrësit Ilia Ilia u dhunua nga dy persona të paidentifikuar.

“BalkanWeb” ka siguruar pamjet e momentit të dhunës ushtruar ndaj avokatit.  Në video shihet avokati në rrugë i shoqëruar nga një person pranë Prokurorisë së Durrësit. Në këtë moment i afrohen dy dhunuesit, ku njeri prej tyre largon personin që shoqëronte avokatin dhe rikthehet bashkë me mikun e tij për ta dhunuar.

Ata e qëllojnë me grushte në kokë dhe në fytyrë, ndërsa avokati Ilia Ilia mundohet të mbrohet. Pas dhunës, dy agresorët, njëri me kapele blu dhe tjetri me një bluze të bardhë largohen me shpejtësi.

Në prononcimin e një dite më parë, avokati Ilia Ilia tha se dy agresorët që e dhunuan janë udhëzuar nga prokurori Arjan Ndoj.

“Prokurori Arjan Ndoji ka futur njerëz për të më dhunuar. Njerëzit e prokurorit Arjan Ndoji me sulmuan”- ka thënë ai.

Dyshohet se avokati është dhunuar për shkak të detyrës, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit