Flash News

KRYESORE

Publikohet video, si u dhunua avokati para gjykatës në Durrës

Publikohet video, si u dhunua avokati para gjykatës në Durrës

Pak ditë më parë, avokati Ilia Ilia, u dhunua nga dy persona para gjykatës së Durrësit. Report tv ka publikuar videon e momentit kur dy persona godasin avokatin Ilia.

Siç shihet edhe në video, avokati është nën shoqërinë e një personi në momentin që i afrohen dy agresorët të cilët shfaqet të pamaskuar.

Njëri nga agresorët largon personin që po shoqëronte avokatin ndërsa agresori tjetër fillimisht bisedon për pak sekonda me avokatin dhe më pas e godet. Në ndihmë të agresorit shkon edhe një person i dytë.

Pas dhunës, të dy agresorët largohen me shpejtësi.

https://www.youtube.com/watch?v=p6fqPj9Jgvw

Të fundit