KRYESORE

Publikoi deklaratën kontradiktore të Ramës, kompania gjermane që fshin lajmet kritike për PS-në i bllokon videon Genc Pollos

Genc Pollo, ish deputet demokrat ka reaguar në twitter pasi kompania Acromax GmbH (shpk), kompani gjermane i bllokoi atij në Instagram një video ku kreyministri Edi Rama premton e pastaj mohon paketën e 3 të ndihmës së biznesit në kushtet e pandemisë.

Kompania Acromax është një kompani gjermane që ka fshirë nga interneti video që kritikonin qeverinë shqiptare, në veçanti në Facebook.

Kjo kompani është regjistruar në Hamburg, Gjermani dhe me pretekstin e të drejtës së autorit, bllokon çdo video kritike ndaj qeverisë, madje edhe në rastet kur videot janë në domenin publik si facebook.

Për këtë Acromax është kritikuar ashpër nga media gjermane e cila ka apeluar qeverinë, Bundestagun dhe prokurorine gjermane që të hetojnë këtë rast.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një investigim i dy mediave gjermane netzpolitik.org dhe ARD FAKT kanë publikuar fakte që tregojnë se Acromax Media po ndihmon qeverinë shqiptare të kufizojë lirinë e shtypit dhe lirinë e fjalës.

Kompania i mohon akuzat, por sidoqoftë, nga hetimi konkludohet se ai mund të ketë ndikim të konsiderueshëm në vend.

Kompania deklaron se ka kontrata me më shumë se 95 përqind të të gjitha stacioneve televizive shqiptare. Drejtori i përgjithshëm gjerman i organizatës Christian Mihr thotë se media më e rëndësishme e Shqipërisë është në duart e vetëm disa njerëzve, shumica e të cilëve kanë lidhje të ngushta me politikën. Organizata është gjithashtu në dijeni të akuzave kundër Acromax Media.

Të fundit