Flash News

KRYESORE

Publikoi foto toples të Kate Middleton, Gjykata gjobit revistën "People Closer"

Publikoi foto toples të Kate Middleton, Gjykata gjobit revistën

Gjykata franceze dënoi sot revistën “People Closer” për të paguar më shumë se 100.000 euro në formë gjobe ndaj princit Ëilliam dhe bashkëshortes së tij Kate, për publikimin e fotove topless të dukeshës në vitin 2012.

Kryeredaktorja dhe botuesi i ”Closer” u dënuan secili me një dënim maksimal prej 45.000 euro gjobë nga ana e gjykatës penale të Nantës, në këtë çështje që tronditi mbretërinë britanike.

Dukesha dhe bashkëshorti i saj, William, i dytë në radhë në rendin e drejtimit të fronit britanik, kanë përfituar secili më shumë se 50.000 euro dëmshpërblim plus interesa.

Ata kishin kërkuar në total 1,5 milionë euro.

Të gjithë personat e akuzuar u shpallën fajtorë për cënim të privatësisë dhe jetës bashkëshortore.

“Vendimi, kryesisht në lidhje me dëmin e shkaktuar është në përputhje me ligjin’, komentoi avokati i revistës “People”, Paul-Albert Iëeins, duke e përgëzuar këtë vendim nga ana e tij.

 

Të fundit