Flash News

KRYESORE

Publikoi foton në Kuvend, reagon sërish deputetja Brovina: Është reale, e njoh edhe viktimën

Publikoi foton në Kuvend, reagon sërish deputetja Brovina:

Pas reagimeve të shumta, madje në disa media u qarkullua edhe fakti se fotografia e përdhunimit që publikoi në Kuvendin e Kosovës Flora Bovina nuk është reale, deputetja ka reaguar sërish.

Në emisionin T7, deputetja e PDK-së, këmbënguli sërish se fotografia që e ka publikuar është reale dhe është e një vajze kosovare e dhunuar nga forcat serbe në luftë.

“E vërteta është ajo që e thashë në foltoren e Kuvendit dhe unë e njoh edhe viktimën, pra vajzën në foto”, ka thënë Brovina.

Deputetja mohon edhe se fotografia mund të gjendet në sajte pornografike, siç është raportuar në mediat serbe.

Të fundit