Flash News

KRYESORE

Publikoi historinë e trishtë, Manjani i shkruan gazetares së Top Channel: Trego rezultatin e ekspertizës së videos

Publikoi historinë e trishtë, Manjani i shkruan gazetares së Top

Ditën e sotme, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka publikuar përmes një video me celular historinë e një gruaje të braktisur nga të gjithë.

E dhunuar dhe e pa mbështetjen e askujt, sot gruaja jeton në mes të pyllit në një kasolle të improvizuar me rroba të vjetra me tre fëmijët e saj të mitur. Nuk ndodhet shumë larg qytetit të Tiranës, por diku në periferi, në Farkë të Madhe.

Ajo jeton vetëm me 5 mijë lekë të reja në muaj, në mes të varfërisë. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagon pas videos së trishtë dhe ironizon me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzon gazetarët se po “po ua nxijnë jetën këtij mileti” me denoncime të tilla.

“Ama sheshi Skënderbe, gjiri i nënave/kurvave, kulla e stadiumit, kullat te blloku etj janë kryevepra e bashkisë Tiranë, një pjesë të së cilës e zë edhe Farka e Madhe.

Nuk po flas për pushtetin qendror të Surrelit, sepse ka qene i zënë me shpifjet që bëni ju gazetarët.

Ndaj që të jemi në rregull me pushtetet duhet të na tregosh rezultatin e ekspertizës së videos që ke nxjerrë; krahasimet e të dhënave të Tua me ato të INSTAT dhe të vendosura në projeksion krahasues me kohën e zogut dhe të Saliut.

Për ndryshe këto informacione që përhap janë shpifje qe synojnë të prishin investimet e pushteti vendor të kullave dhe pushtetin qendror në Surrel”, shkruan Manjani.

“Të lindësh grua… e mallkuar”, gazetarja e TCh publikon historinë rrëqethëse: Burri e qëlloi me sëpatë, jeton mes pyllit me 3 fëmijë të mitur

Të fundit