Flash News

KRYESORE

Publikoi skandalin për kompaninë fantazmë që fitoi tenderin e Unazës së Re, ish-deputeti denoncon prokurorinë pas mbylljes së hetimeve

Publikoi skandalin për kompaninë fantazmë që fitoi tenderin

Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-deputeti i PD, Agron Shehaj ka denoncuar prokurorinë për mbylljen e hetimeve mbi aferën e “DH Albania” , kompania që u shpall fituese e njërit prej loteve të tenderit të Unazës së Re.

Sipas tij, mbyllja e hetimeve pa ndëshkimin e asnjë zyrtari, tregon implikimin e Ramës dhe Gjiknurit në aferën korruptive dhe mbrojtjen e tyre nga Prokuroria.

Ishte ish-deputeti Shehaj i cili zbuloi përpara tre vitesh në emisionin ‘Të pakespozuarit’ se kompania që fitoi tenderin e Unazës rezultonte një parking dhe ishte krijuar dy muaj para projektit.

Shehaj tregoi se si kishte bërë hetime në lidhje me kompaninë që kishte marrë tenderin.

Agron Shehaj e quan vendimin për mbylljen e hetimeve si më skandalozin në historinë e prokurorisë shqiptare.

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për aferën DH Albania, të vjedhjes dhe pastrimit të 28 milionë eurove, me anë të një kompanie fantazmë.

Në mënyrë kriminale, Prokuroria ka rrëzuar akuzat për korrupsion, për shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Ajo ka dërguar në Gjykatë vetëm akuzën qesharake për fallsifikim dokumentash, akuzë e cila dënohet vetëm me gjobë ose disa muaj burg.

Asnjë zyrtar shtetëror nuk është akuzuar. Asnjë. Zero.

Prokuroria ka nxjerrë përfundimin se gjithçka ka qenë vepër e një 26 vjeçari, që ka vepruar i vetëm, pa asnjë bashkëpunëtor.

Prokuroria pretendon se 26 vjeçari ka mashtruar;  Ministrinë e Transportit dhe Energjetikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, dhe OST-ne, duke fituar dy tendera prej 28 milionë euro.

Sipas prokurorisë, ky 26 vjeçar ka negociuar për javë të tëra dy kontrata të sofistikuara teknike, me dhjetëra specialistë, drejtues dhe funksionarë të shtetit, dhe ata nuk kanë kuptuar asgjë.

Ky është nje nga përfundimet më qesharake dhe më skandaloze, në historinë e Prokurorisë Shqiptare....

Mbyllja e aferës DH Albania, pa ndëshkimin e asnjë zyrtari, tregon qartazi që Edi Rama ka urdhëruar prokurorinë për mbylljen e dosjes.

Edi Rama dhe Damian Gjiknuri dhe jo 26 vjeccari, janë krerët drejtuesit, dhe përfituesit e kësaj afere korruptive”, tha Shehaj.

Të fundit