Flash News

KRYESORE

Publikoi videon e nënës së 15-vjeçarit që u dhunua nga policia me armë në brez, PD kërkon shkarkimin e Ardi Veliut

Publikoi videon e nënës së 15-vjeçarit që u dhunua

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar pasi drejtori i drejtorisë së Policisë Shtetit, Ardi Veliu gjatë raportimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, tregoi një video, të zonjës Zaida Çobo, e ëma e 15-vjeçarit të dhunuar, e cila mbante një pistoletë në dorë.

Përmes Facebook-ut, Paloka thekson se ky veprim nga ana e

Veliut ishte një skandal i dyfishtë. Paloka kërkon shkarkimin dhe daljen para drejtësisë të Veliut.

Paloka sqaron se nëna e 15-vjeçarit është aktore dhe pamjet që ka paraqitur Ardi Veliu janë pjese të një filmi artistik.

Reagimi i plotë

SKANDAL i dyfishte!

Ardi Veliu duhet shkarkuar menjehere dhe duhet te dale perpara drejtesise!

Gjate mbledhjes se Komisionit te Sigurise , Drejtori i Pergjithshem i Policise Ardi Veliu, duke dashur te justifikoje dhunen e policise ndaj nje 15 vjecari, ka nxjerre nje video te nenes se djalit ku ajo duket me nje pistolete ne dore. “Ja nga cfare familje vjen djali”-ka thene Veliu duke dashur te justifikoje me kete “argument” dhunen.

Rezulton se nena e djalit 15 vjecar eshte aktore dhe pamjet qe ka paraqitur Ardi Veliu jane pjese te nje filmi artistik…!

Justifikimi i dhunes do te ishte i denueshem edhe sikur pamjet te ishin reale , po ja qe Drejtori i Pergjithshem i Policise jo vetem justifikon dhunen e policise ndaj nje te mituri po per kete edhe mashtron .

Keto metoda te Sigurimit te Shtetit , Veliu nuk i ka per here te pare, kujtoni deshmitarin e rreme Fredi Alizoti…!

Prandaj kemi kete polici se drejtohet nga qenie si ky e si Lleshi i Rames!

Lexo edhe: Veliu i nxorri videon me pistoletë, reagon nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia: Isha në xhirimet e një filmi, do ta çoj në prokurori

Të fundit