Flash News

KRYESORE

Publikon dokumentin e nënshkruar nga Ruçi, ish deputetja – Hajdarit: Turp të kërkosh nderim nga ata që urdhëruan vrasjen

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar ndaj kërkesës së deputetes Rudina Hajdari për 1 minutë heshtje në nderim të dëshmorëve të demokracisë.

Vokshi është shprehur se është turp të kërkosh nderim për 4 dëshmorët e demokracisë nga ata që urdhëruan vrasjen e tyre.

“TURP të kërkosh një minutë heshtje për 4 dëshmorët e demokracisë nga ata që urdhëruan vrasjen e tyre!!!

Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, martirë të demokracisë, dhanë jetën e tyre për një Shqipëri të lirë pa komunista e ish sigurima, pa vrasës e pa urdhërues vrasjesh...

Ndaj është detyre e gjithësecilit orej nesh të cojme deri ne fund amanetin e tyre”, shkruan Vokshi, krahas dokumentit të firmosur nga Gramoz Ruçi.

Të fundit