Flash News

KRYESORE

Publikon foton kur emigroi 13 vjeç me anije ushtarake drejt Italisë, Agron Shehaj-Bushatit: Blini favoret e të huajve për pushtet

Publikon foton kur emigroi 13 vjeç me anije ushtarake drejt Italisë,

Me dy gishtat lart dhe me shpresën për të nisur një jetë të re dhe më të mirë se ajo që la në Shqipërinë e sapo dalë nga sistemi komunist.

Ishte vitit ’91 dhe në këtë foto shfaqet deputeti i PD, Agron Shehaj, një adoleshent që si mijëra shqiptarë të tjerë emigruan drejt Italisë.

Përmes kësaj fotoje, Shehaj ironizon ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili një ditë më parë ofroi mbështetjen e qeverisë shqiptare  për të ndihmuar 20 nga refugjatët që kanë mbetur në anijen ‘’ Diciotti” mes ujërave italiane dhe atyre shqiptare.

Sipas deputetit demokrat, kjo qeveri po mundohet të blejë favore ndërkombëtarëve për të mbajtur pushtetin.

Reagimi i plotë:

Pak gjëra janë më të neveritshme se qeveria shqiptare që bën PR në kurriz të emigrantëve.

Kam qenë vetë emigrant, i ikur me anije, pikërisht në vitin ‘91.

Ëndërronim lirinë dhe Perëndimin dhe ishim të gjithë të trembur se Italia mund të vendoste të mos na mbante.

Nëse ne ato momente qeveria e një vendi tjetër, po aq të varfër sa Shqipëria, do kërkonte të përfitonte dhe do propozohej si alternativë e Italisë për të na marrë, do ndiheshim të përdorur dhe të indinjuar.

Keta pushtetarë mendojnë vetëm se si të blejnë favoret e ndërkombëtarëve për te mbajtur pushtetin.

Uroj qe këta emigrantë t'ja dalin të realizojnë ëndrrën e tyre në Perëndim dhe, mos të kenë fatin e keq dhe të përdoren..

Të fundit