Flash News

KRYESORE

Publikon përgjimet zyrtare, ish-deputeti: Alizoti i jep urdhra drejtorit të Policisë Fier t’i dërgojë para

Publikon përgjimet zyrtare, ish-deputeti: Alizoti i jep urdhra drejtorit

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar në rrjetin social Facebook një pjesë nga biseda e përgjuar mes drejtorit të policisë së Fierit dhe Fredi Alizotit, në kuadër të dosjes “Babale”.

Salianji, i akuzuar për “kallëzim të rremë” për dosjen “Xhafaj-Babale”, ka publikuar bisedën mes drejtorit të Policisë së Fierit, Bert Nushi dhe atij që ai e quan “dëshmitar të fabrikuar të qeverisë”, Fredi Alizoti.

Salianjit tregon me anë të audiopërgjimit se si drejtori flet troç se po i dërgon njerëz me para me vete, sipas urdhrit që i jep në telefon Fredi Alizoti.

Postimi i plotë:

Piovra. Episodi 1.

Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe dëshmitarit të sajuar për Xhafajgate!

Komunikimi në 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminë e sajuar!

Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë, komunikim +18

Biseda e trasnkriptuar:

Numri është i telefonit të drejtorit të policisë së Fierit, Bert Nushi

Ora 12:28 e natës

Drejtori: Fredi,

Fredi: Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…

Drejtori: Ku je, se nuk..

Fredi: Dëgjo mua, atë që kam nisur…eee

Drejtori: Ku je në Fier apo jo,

Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa, a ti thosha të kam q…motrën mu në p…

Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii

Fredi: Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k.. muhabete, i ka marrë në dorë Gramozi këto punë

Drejtori: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj

Fredi: Do më dërgosh njeri që të flas

Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh

Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për cerek ore,

Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje

Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend

Drejtori: Po do të nis unë njeri me lekë

Fredi: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.

https://www.facebook.com/salianjiervin/videos/540241163170558/?epa=SEARCH_BOX

Të fundit