Flash News

KRYESORE

Publikuan lajmin e rremë se djali i tij ndërroi jetë nga COVID-19, reagon ashpër Fedez

Familja e blogeres Chiarra Ferrgani dhe reperit Fedez bashkë me Leon tyre të vogël, janë ndër më të ndjekurat në rrjete sociale.. Momentalisht, dyshja janë të karantinuar prej më shumë se dy javësh dhe çdo ditë argëtojnë dhe frymëzojnë e po ashtu sensibilizojnë sa më shumë njerëzit që të rrinë në shtëpi. Chiara dhe Fedez kanë marrë dhe nisma humanitare për të ndihmuar disa spitale në Itali, puna në të cilat ka filluar falë ndihmë së grumbulluar prej tyre. Mirëpo, së fundi dikush ka marrë foto të Leo-s për të publikuar një lajm të rremë në një grup në Facebook.Ky person shkruan se Leo, ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit dhe duket se këtë lajm se ka pritur aspak mirë Fedez i cili ka reaguar në mënyrë të ashpër. Reperi ka ripostuar foton e lajmit në InstaStory, ndërsa shkruan:

“Jam pa fjalë. Sa shumë ta shpif!”

Pak më vonë, ai i drejtohet shumë i revoltuar personit që publikoi lajmin e rremë duke shtuar:

“E bën për të tërhequr vëmendje, ndaj mendoj se është e drejtë t’i japim vëmendjen që meriton këtij personi që shkarkon fotot e djalit tim për të thënë se ka vdekur nga koronavirusi. Komplimente, fitove! Bastardi i ditës!”

Të fundit