Flash News

KRYESORE

I publikuan videon duke kënduar me Frederik Ndocin, reagon Ledi Shamku: Nuk isha e dehur, e postova vetë

I publikuan videon duke kënduar me Frederik Ndocin, reagon Ledi Shamku: Nuk

Deputetja e Partisë Socialise, Ledi Shamku ka reaguar pas publikimit të videos ku shihej teksa këndonte e ekzaltuar një prej këngëve të Frederik Ndocit bashkë me këngëtarin dhe komentohej se ishte e dehur.

Përmes një statusi Shamku thotë se ka qenë ajo që e ka publikuar videon 3 vite më parë në festën e vitit të ri dhe sqaron se nuk ka qenë e dehur, por i pëlqen të këndojë dhe se Ndoci është i preferuari i saj.

Statusi i Shamkut:

 Andis, falemnderit me zemër për sa shkruan! Fati i njohjes ka qenë reciprok, shoku! Kanë qenë kohë të bukura opozitarizmi, kur i binim Shqipërisë cep me cep, e preknim vetë me dorë e me shpirt dhe mendoheshim seriozisht si bëhet e mira. Do ta mbaj mend gjithë jetën opozitën e arsimit si kohë me shokë që m’ka rrit në shpirt. Sa i takon videos, më kap një i papërmbajtur gaz dhe hiç maraz. Ta shpjegoj: unë atë video e kam postu vetë në Natën e Vitit të Ri 2015. Filmimin e ka bërë Tani dhe jemi me një cift bolonjez, miq të ngushtë tanët, që kishin ardhë në Tiranë ta festonin motmotin e ri me ne. Nuk jam aspak e dehur (po edhe po t’kisha qenë, e çë pastaj?! Më pëlqen shumë me këndu, gjithë tironcit siç ti e di, knojn e kërcejnë me qejf. Dhe Rrik Ndoci eshte kengetar i preferum imi. Kur e postova ketu e 3 vjet më parë, video e bëri “poteren” e vet në kët vendin tonë “të moralshëm”. Tashti e kanë rihedhur sërish në qarkullim, mbas 3 vjetësh, se kushedi ku e kanë hallin ata që e paskërkërkan zbuluar Aferim ju qoftë nënrrogozave qyqmanë! Unë kam me vazhdu me këndu e me kërcy po njëlloj pa u mçef, aq më fort tani që s’jam më as person publik dhe jeta ime është vetëm imja. Nuk do më kenë kurrë siç duan “ata”, por siç du un vetë me qenë. Bzoj për nai kafe të ngeshme shoku, kur t’jesh knej në kët katunin tonë Të përqafoj!

Të fundit