Flash News

KRYESORE

Puigdemont nga Brukseli njofton ngadalësimin e pavarësisë: Të detyruar për të shmangur dhunën

Puigdemont nga Brukseli njofton ngadalësimin e pavarësisë:

Presidenti katalanas i shkarkuar, Carles Puigdemont deklaroi sot në një konferencë shtypi në Bruksel, se duhej ngadalësuar procesi i qeverisë katalanase për të shmangur trazirat ndërkohë që Katalonja është marrë nën kontroll nga Madridi.

“Ne kemi qenë të detyruar të përshtatim planin tonë të punës për të shmangur dhunën dhe nëse ky qëndrim ka si çmim ngadalësimin e vendosjes së Republikës, ndërkohë që duhet konsideruar se është një çmim i arsyeshëm për t’u paguar në Evropën e shekullit XXI”, theksoi ai.

Deri më sot, Spanja ka arritur të krijojë një konsensus të gjerë ndërkombëtar kundër pavarësisë së Katalonjës dhe shumë pak shtete, si në rastin e Sllovenisë, Belgjikës dhe Izraelit, nuk kanë dhënë mbështetje publike për Madridin.

Të fundit