Flash News

KRYESORE

Puna e Llallës në krye te prokurorisë, Nishani: Lufta ndaj zyrtarëve të lartë e dobët, ra pre e presioneve politike

Puna e Llallës në krye te prokurorisë, Nishani: Lufta ndaj

Ish-presidenti i Republikës ka folur në lidhje me punën 5-vjeçare të Adriatik Llallësh në krye të organit të akuzës.

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Nishani theksoi se puna e Prokurorisë së Përgjithshme ka qenë e dobët, krahasuar me problematikat që kishte vendi.

“Puna e prokurorisë në tërësi mund të them që nuk ka qenë ashtu siç unë e mendoja. Lufta ndaj zyrtarëve të lartë ka qenë shumë e dobët. Ka pasur edhe presion politik dhe këtë e kam konstatuar edhe vetë, por logjika më bën të mendojë se ka pasur korrupsion edhe brenda institucionit. Ka një pasur një hendek mes punës së këtij institucioni dhe gjendjes reale në vend”, ka pohuar ndër të tjera Llalla.

Gjithsesi, Nishani sqaroi se organi i prokurorisë nuk i raporton institucionit të presidentit dhe për këtë arsye, ai nuk ka pasur një qasje të plotë mbi punën Adriatik Llallës.

Të fundit