Flash News

KRYESORE

Punë në Gjermani? Lehtësirat dhe vështirësitë që parashikon ligji i ri

Punë në Gjermani? Lehtësirat dhe vështirësitë

Punë në gjermani? Lehtësime e vështirësi me ligjin e ri Ligji i ri për fuqinë punëtore, i miratuar nga kabineti gjerman. Ligji shihet si një premtim për emigrantët që duan të aplikojnë për punë në Gjermani.

Ekspertja për emigracionin Carola Burkert shpjegon për Deutsche Welle se qëllimet e ligjit që do hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2020 janë përmbushja e nevojave të ekonomisë vendase.

“Ligji i ri për fuqinë punëtore ka si qëllim përmbushjen e nevojave të ekonomisë gjermane dhe sigurimin e kontrollimin e fuqisë punëtore nga vendet e treta. Ky është sigurisht një sinjal për vendet e treta, se tani fokusi është tek punëtorët e kualifikuar, e nëse e ke këtë kualifikim, atëherë vërtet mund të jetë premtuese, një ëndërr që realizohet”.

Por cilat janë lehtësitë dhe vështirësite e ligjit të ri. “Së pari ai barazon personat me shkollim profesional me ata me universitet, më parë ardhja e fuqisë punëtore lidhej vetëm me ata që kishin kryer studime universitare. E reja tjetër është, e kjo mund të konsiderohet si vështirësim, se njohja e gjuhës gjermane duhet të jetë e certifikuar”.

Burkert parashikoj se do rritet ndjeshëm numri i aplikimeve në ambasada, duke iu bërë thirrje autoriteteve vendase që të rrisin numrin e personelit, para deri në vund të vititit.

Të fundit