Flash News

KRYESORE

Punë në këmbim të parave, arresohet çifti nga Fieri, si i zhvatën 200 mijë euro

Punë në këmbim të parave, arresohet çifti nga Fieri,

Policia e Fieritr ka vënë në pranga burrë e grua nga Dërmenasi, pasi mashtronin njerëz me pretendimin se do u gjenin punë në këmbim të parave.

Në pranga ranë .Fisnik Kajolli, 34 vjeç 2.Migena Kajolli, 27 vjeçe dhe përmes mashtrimeve kanë zhjvatur deri tani një shumë prej 200 mijë eurosh.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasit:

1.Fisnik Kajolli, 34 vjeç

2.Migena Kajolli, 27 vjeçe (bashkëshortë), banues në Dërmënas, Fier.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro. Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17.05.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda”.

Të fundit