Flash News

KRYESORE

Punësimi në Shqipëri u rrit ndjeshëm në muajt para zgjedhjeve, e tregojnë shifrat

Punësimi në Shqipëri u rrit ndjeshëm tre muaj para zgjedhjeve. Këtë e tregojnë shifrat e publikuara nga INSTAT, ku bie në sy rritja e ndjeshme e punësimit para zgjedhjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

Në tremujorin e dytë 2017, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 57,3 %. Gjatë këtij tremujori, në terma vjetorë punësimi shfaq tendencë në rritje, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, punësimi u rrit me 3,4 %.

 Në terma tremujorë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, punësimi pësoi një rritje prej 1,8 %.

Në tremujorin e dytë 2017, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 13,9 %.

 Në tremujorin e dytë të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 66,8 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 1 pikë përqindje.

 

Të fundit