Flash News

KRYESORE

Punësoi kushëririn në administratë, jep dorëheqjen sekretari portugez i shtetit

Punësoi kushëririn në administratë, jep dorëheqjen

Sekretari i Shtetit për Mjedisin, Carlos Martins në Portugali ka dhënë dorëheqjen pas polimekave të shkaktuara, pasi u publikua fakti se kishte punësuar kushëririn e tij në administratë publike.

Punësimi i të afërmve , duke përfituar nga posti i tij, shkaktoi debate, duke bërë që Martins të japë dorëheqjen.

“Carlos Martins, nën zjarrin e kritikave sepse kishte punësuar kushëririn e tij, si ndihmës të shefit të tij të kabinetit, dorëzoi dorëheqjen që u pranua”, thuhej ndër të tjera në komunikatën e Ministrisë së Mjedisit.

Ndërkohë, një ditë më parë, kushëriri i tij Armindo dos Santos Alves kishte dhënë dorëheqjen gjithashtu.

Të fundit